Supë me presh dhe patate / Patate kremoze (Receta nga znj.Eneida)
Supë me presh dhe patate 4 preshë
3 patate
1 qepë 2 thelpinj hudhër
1 degë selino
2 lugë gjelle gjalpë
2 lugl gjelle vaj ulliri
1 të verdhë veze
100 ml pana
50 gr djath gorgonzola
Kripë
Piper të zi
Kopër të freskët Në një tenxhere shkrijmë gjalpin në temperaturë mesatare dhe shtojmë vajin e ullirit. Shtojmë perimet e prera në copëza dhe i kaurdisim. Shtojmë ujë ose lëng mishi dhe i ziejmë për 30-35 minuta. Pasi janë zjerë, me blender dore i grijmë deri sa bëhen pure perimet dhe masa është pak e trashë.
Në një tas trazojmë panën dhe të verdhën e vezës. Trazojmë dhe lidhim supën me të, duke shtuar në tas pak nga supa e ngrohtë që edhe pana të marrë ngrohtësinë e supës. E shtojmë masën në tenxhere duke trazuar. Shtojmë kripë dhe piper të zi si dhe djathin gorgonzola që e kemi shtypur me pirun më parë. Servirim me kopër lart si dhe copëza buke. Patate kremoze 1 kg patate
2 thelpinj hudhër
6 lugë vaj ulliri
5ç0000 ml qumësht
50 gr niseshte
200 gr djath kaçkavall
Kripë
Piper të zi
Kopër
Arrë moskat Patate i pastrojmë, i presim në feta dhe i ziejmë, por jo shumë që të fillojnë të shpërbëhen.
Në një tigan skuqim hudhrën në vajin e ullirit. Te qumështi shtojmë niseshten dhe e trazojmë mirë. Masën e kalojmë në tigan te hudhrat dhe e trazojmë deri sa të trashet. Shtojmë kripën, piperin, dhe arrën moskat. Vendosim patatet në një tavë dhe i spërkasim me kopër si dhe pak djath kaçkavall.
Shtojmë masën me krem dhe mbi krem djathi0n e mbetur. E pjekim në 200 gradë deri sa të marri ngjyrë të kuqërremtë lart. #news24 #vila24 #receta #vila24 #gatimeshqip #shqip