Qiqra me spinaq dhe salçiçe / Pite të mbushura (Receta nga znj.Eneida)

“Çfare ka per dreke” me znj.Eneida – 20 shtator, 2021 Qiqra me spinaq dhe salçiçe 200 gr salçiçe të freskëta

400 gr qiqra të zjerë

2 qepë

300 gr spinaq

1 presh

Vaj ulliri

Kripë

Piper të kuq

Majdanoz Qiqrat i vendosim një natë më parë të regjen në ujë me sodë. Ditën tjetër i fërkojmë me duar që t’u iki lëkura dhe i ziejmë për 30 minuta në tenxhere presioni. Ose mund ti ziejmë për 1 orë në tenxhere normale.

Presim qepët në kubikë dhe i skuqim në vaj ulliri. Shtojmë preshët, vazhdojmë skuqjen dhe pasi janë zbutur, shtojmë spinaqin. Skuqim 5 minuta akoma dhe shtojmë salçiçet. I lëmë 2 minuta dhe i heqim. Shtojmë aty qiqrat si dhe lëng mishi, perimesh ose vetëm ujë. I ziejmë për 20 minuta bashkë dhe shtojmë salçiçet, kripën dhe piperin e kuq. I servirim me majdanoz lart. Pite të mbushura 500 gr miell

300 ml kos

1 vezë

Kripë

1 majë luge sheqer

1 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë të vogla pluhur pjekës

Proshutë në feta

Salcë

Djath gouda Në një tas hedhim miellin, pluhurin pjekës, kripën, sheqerin dhe formojmë një gropë ku shtojmë vezët, kosin dhe vajin. Ngjeshim brumin dhe e lëmë të pushojë rreth 30 minuta. Hapim pitet në madhësinë e dorë, vendosim një shtesë me salcë, një me proshutë dhe një me djath gouda. Mbyllim anët dhe e skuqim në vaj luledielli në temperaturë mesatare në mënyrë që të skuqen edhe nga brenda. #news24 #vila24 #receta #vila24 #gatimeshqip #shqip

Receta completa en:
Fuente de la receta www.youtube.com