Kek i butë me fiq dhe arra / Kunguj të mbushur (Receta nga znj.Eneida)

Kek i butë me fiq dhe arra 100 gr gjalpë

150 gr sheqer

1 vezë

125 ml qumësht

200 gr miell

2 lugë pluhur pjekës

Majë gishtash kripë

Rreth 10 kokrra fiq

Një dorë arra Rrahim gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambjenti bashkë me sheqerin dhe shtojmë vezën. Vazhdojme rrahjen duke shtuar qumështin dhe në fund miellin me kripën dhe pluhurin pjekës. Në një tavë të lyer me gjalpë shtojmë masën dhe nga lart arrat e copëzuara. Fiqtë i presim në mes dhe i vendosim dhe ata në sipërfaqe. Kekun e pjekim në 190 gradë për 35 minuta. Kunguj të mbushur 6-7 kunguj

300 gr mish të grirë

100 gr oriz

1 karotë 1 qepë

Vaj ulliri

Kopër

Majdanoz

Piper të zi

2 të verdha veze

1 lugë niseshte

1 limon Kungujve u heqim pjesën e brendshme me anën e një luge ose qërueses. Presim qepën dhe karotën në kubikë si dhe pjesën e brendshme të kungujve. I skuqim në vaj ulliri. Pasi janë zbutur, shtojmë mishin e grirë dhr vazhdojmë skuqjen. Shtojmë dhe orizin, piper, kripë dhe erëzat si dhe 1 gotë ujë. E lëmë të ziejë deri sa te avullojë uji. Marrim kungujt dhe i mbushim nga brenda. I vendosim në një tenxhere me kapak. Shtojmë brenda disa copa të mëdha karotë dhe patate si dhe një gotë ujë. I vendosim në sobë në temperaturë mesatare për 40-45 minuta. Në fund duhet që tava të ketë pak ujë kështu që shtojmë dhe një gotë tjetër më vonë. Pasi janë gatuar, përgatisim salcën duke rrahur të verdhat e vezëve bashkë me niseshten. Shtojmë lëng nga tenxherja me lugë derisa të fillojë masa të trashet dhe shtojmë dhe lëngun e limonit. Salcën e kalojmë në tenxhere duke lëvizur me duar që të shkojë kudo. #news24 #vila24 #receta #vila24 #gatimeshqip #shqip

Receta completa en:
Fuente de la receta www.youtube.com