Biskota të shkrifëta super të shijshme me tahini 150 gr miell 00
150 gr miell integral
70 gr bajame
150 gr gjalpë
150 gr sheqer kaf
200 gr tahini
1 lugë vanilje
1 lugë pluhur pjekës
Pak kripë
Susam të bardhë Bashkojmë miellrat bashkë me gjalpin dhe sheqerin dhe i punojmë me duar ti bëjmë të shkrifëta. Shtojmë kanellën dhe pluhurin pjekës, tahinin dhe ujin si dhe bajamet. Formojmë një brumë që nuk ngjit në duar dhe u japim formën e topave të vegjël. I shtypim me dorë dhe i kalojmë në susam. I pjekim në 200 gradë për 15 minuta. Supa e fshatit 500 gr miks bishtajore nga Neranxi
1 patate
1 karotë
1 shkop selino
1 qepë
100 gr salcë domate
Rozmarinë
Sherebelë
Trumzë
Dafinë
Kripë
Vaj ulliri
Piper të zi
1 thelpi hudhër Bishtajat i lëmë përgjatë natës në ujë dhe ditën tjetër i kemi gati për gatim. Në vaj ulliri skuqim qepën, karotën, selinon të cilët i kemë prerë në kubikë si dhe hudhrën. Pasi janë zbutur shtojmë miksin e bishtajave dhe i skuqim bashkë. Shtojmë salcën, ujë ose lëng perimesh si dhe erëzat dhe i ziejmë për 1 orë. Në 30 minutshin e fundit shtojmë pataten e prerë në kubikë, kripën dhe piperin. E servirim me pançetë lart si dhe copëza djathi parmixhano sipas dëshirës. Pas zierjes erëzat i largojmë. #vila24 #news24 #vila #tv #program #lifestyle #informacion #argetim #risi #kuriozitete #personazhe #interviste #design #arredim #dekor #kuzhine #receta #shije #gatime #gatimetradicionale #kuzhinemodene #kulinari #receta #tradite #interviste #vip #celebrities #fashion #style #trend #mode #shendet #bukuri #artcraft #handmade #designers #kopertine #bukuri #veshje #memesi #momlife #shtepi #shtepie #shendet #mireqenie #shendetshem #keshilla #horoskop #astrology #moti #kopsht #kopshtari #gjelberim #natyre #sport #aktivitet #yoga #meditim #kreative #krijime #crative #creation #accessories #neranxi